Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Çairit largoi sot nga hapësirat publike shumë vetura të shkatëruara

Shkup, 11 qershor – Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Komunale “Shkupi Vjetër”, sot filloi me largimin e automjeteve të shkatërruara dhe të braktisura, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike në territorin e Komunës së Çairit në përputhje me dispozitat e Rregullores së miratuar që ka të bëjë me këtë çështje.

Paralajmërimet me shkrim u ishin vendosur më parë gjithsej 75 automjeteve të identifikuara të shkatërruara, duke dhënë kështu një afat prej 8 ditësh për heqjen e tyre nga vetë pronarët. Pas skadimit të afatit prej 8 ditësh nga inspektorët komunal dhe shërbimet e NP “Shkupi Vjetër” është bërë inspektim dhe është konstatuar se 54 automjete janë hequr tashmë nga pronarët.

Me aksionin që filloi sot, do të largohen 21 automjetet e tjera të shkatërruara, të cilat do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme në përputhje me Rregulloren, ku hapi i fundit pas skadimit të 30 ditëve nga mosparaqitja e pronarëve të automjeteve është shkatërrimi i tyre në një vend të veçantë.

Falënderojmë edhe qytetarët të cilët pas paralajmërimeve që vendosëm nga ana jonë, me vetiniciativë i larguan veturat e shkatërruara.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...