Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Në suaza të aktiviteteve të ndërmarra për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Komuna e Çairit vazhdoi traditën organizative për nderimin e personalitetit të mësuesve duke ndarë mirënjohje për mësuesit e dalluar nga 12 vatrat e dijes në territorin e saj, të cilët me punën e tyre të palodhshme kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në misionin për edukimin e shëndoshë të fëmijëve.

Poashtu, në mënyrë solemne kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ndau edhe vendimet e reja të punës për 14 mësues të rinj duke ju uruar atyre suksese pafund në sfidat e radhës.

Në çështjen tonë kombëtare, profesioni i mësuesit ka qenë busulla e ndërgjegjes dhe kushtrimi më i zëshëm për lirinë. Ashtu njësoj të njëjtën peshë ka edhe sot, pasi është burim i padiskutueshëm i dijes dhe përparimit. Komuna e Çairit do të qëndrojë gjithmonë në përkrahje të punës së tyre të shenjtë që brezi i ri me flakadanin e dijes të marshojë drejt ardhmërisë së shëndoshë.

Postime të ngjashme

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

Takim me Sektorin për statistika të FMN-së: Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë

R Zh

SHGM: Nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit medial

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...