Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Çairit shpalosi pllakën përkujtimore Parku rekreativ “Muzafer Haruni – Capi”

Shkup, 25 dhjetor, zhurnal.mk – Komuna e Çairit sot lëshoi në përdorim zonën e re rekreative që e krijoi në afërsi të terrenit sportiv në parkun e lagjes Fushë Topanë. Në këtë zonë janë vendosur rekvizita të reja sportive, si dhe do të bëhet shpalosja e pllakës që do të mbajë emrin “Parku Rekretiv Muzafer Haruni – Capi”.

Në këtë ngjarje krahas kryetarit të komunës Visar Ganiu, mori pjesë edhe deputeti, kryetari i parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, bashkëveprimtarët e Мuzaferit, deputetë, funksionarë dhe banorë të lagjes!

“Do të mbajë emrin e aktivistit të njohur të së mirës shoqërore Muzafer Haruni – Capi! Sa bukur duket parku i ri rekreativ që krijuam në lagjen Fushë Topanë ku kemi vendosur tabelat e reja të ping pongut! 🏓🏓 Nga sot do të mbajë emrin e aktivistit të mirënjohur për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimin e sportit në komunën tonë Muzafer Haruni – Capi, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në shërbim të së mirës shoqërore! Familjen Haruni e nderuam sëbashku me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, bashkëveprimtarët e Мuzaferit, deputetë, funksionarë dhe banorë të lagjes!”, ka shkruar Ganiu.

Postime të ngjashme

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

T E

Detektohet lloji britanik i Kovid-19 tek një pacient i kthyer nga Zanzibari

T E

Gir: Për BE të rëndësishme janë reformat, vendimet sillen unanimisht

T E

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...