Agjencia Zhurnal.mk

Komuna e Çairit vazhdon me vendosjen e dezinfektuesve në hyrjet e ndërtesave kolektive

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka vazhduar me vendosjen e dezinfektuesve në hyrjet e ndërtesave kolektive të banimit, informon Zhurnal.

Siç është shprehur kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, ky hap përbënë një domosdoshmëri të kohës dhe gjendjes në të cilën ndodhemi.

“Vijon vendosja e dezinfektuesve për duar në ndërtesat kolektive të banimit

Edhe sot, ka vazhduar vendosja e mjeteve për dezinfektimin e duarve, në hyrje të ndërtesave kolektive të banimit në Çair, konkretisht në rrugën “Krste Asenov”. Ky hap përbën një domosdoshmëri të kohës dhe të gjendjes në të cilën gjendemi aktualisht si shoqëri në përballje me pandeminë.
Aktiviteti në fjalë si masë preventive dhe mjaft e nevojshme do të vazhdojë edhe më tej, kështu duke përfshirë çdo lagje dhe ndërtesë që ndodhet në komunën tonë”, shprehen nga komuna e Çairit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...