Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Gostivarit: Kthimi në regjim të rregullt për punë pas shkurtit

Gostivar, 28 janar – Administrata komunale do të duhej të fillojë pas qetësimit të plotë të pandemisë dhe më herët nga marsi. Qëndrimin e këtillë e tha sekretari i Komunës së Gostivarit pas paralajmërimit të kohëmëparshëm nga Qeveria se administrata do të kthehet në punë nga e hëna e javës së ardhshme.

Administrata e komunës, për shkak të valës së dytë nga pandemia, obligimet e punës i ka kryer sipas parimit të rotacionit, që në masë të konsiderueshme ka krijuar vështirësi. Sipas sekretarit të vetëqeverisjes lokale, Nazmi Jusufi, edhe pse kjo mënyrë e funksionimit ka qenë e vështirë, megjithatë, thotë ai, të punësuarit dhanë gjithçka nga vetja, me respektim të protokolleve, me kohë t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

Ai theksoi se prej fillimit të pandemisë, rreth 15 për qind e administratës komunale ishte goditur nga koronavirusi. Nga rreth 100 të punësuar, dhjetë u infektuan, ndërsa pesë ishin në izolim për shkak të kontaktit. një nga të punësuarit në Komunën e Gostivarit nuk arriti t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Sipas zëdhënësit qeveritar, Muhamet Hoxha, vendimi përfundimtar do të sillet pasi që të merret mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Z H

Zjarret në Maqedoni/ Shekerinska njofton për ndihmë nga Sllovenia

Z H

Në Mariovski Skoçivir u dogjën shtëpi të vjetra të braktisura

Z H

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...