Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Komuna e Gostivarit siguron pajisje të reja dhe moderne për çerdhet e qytetit

Gostivar, 22 maj – Komuna e Gostivarit ka mobiluar me pajisje të reja çerdhet publike në qytet. Në përurimin e pajisjeve të reja i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, i cili bëri me dije se vlera e këtij investimin arrine në rreth 155 mijë euro.

“Kontrata për mobilimin e këtyre çerdheve është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe e kemi realizuar në afat kohor rekord, pra për tre muaj, konkretisht deri në muajin mars të këtij viti. Vlera e investimit kap shifrën e rreth 155.000 eurove, para të siguruara nga Banka Botërore, përmes projketit “Përkujdesja e fëmijëve të moshave parashkollore në çerdhe” dhe organizata “Sonce”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se në sajë të këtij projekti të suksesshëm, Komuna e Gostivarit ka fituar nga Banka Botërore edhe një grant prej 30.000 eurove, me të cilat para do të fillohet një projekt i ri gjatë muajit të ardhshëm. Pajisjet e reja përbëhen prej mobilimit të ri për kuzhinat e çerdheve, banka, tavolina, shtretër dhe mjete didaktike.

Paraprakisht, Komuna e Gostivarit realizoi edhe një sërë investimesh tjera në këto dy objekte, duke i rinovuar çatitë, dhe hapësirat e brendshme të tyre me mjete të siguruara nga buxheti komunal. Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit viteve të fundit përmes projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale nga Banka Botërore ka përfituar mjete në vlerë prej 1,5 milionë euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...