Komuna e Kumanovës subvencionon kyçjen në rrjetin e gazit

nga Xh M

Kumanovë, 24 nëntor – Në fillimin e sezonit të ngrohjes, Komuna e Kumanovës edhe këtë vit ka vendosur ti subvencionojë të gjithë të interesuarit për kyçje në rrjetin e gazit. Paraprakisht Komuna ngriti këtë shërbim për 50 % përqind, por që subvencionimi do të arrijë në 25.000 denarë.

“Me ngritjen e çmimit tani kyçje në rretin e gazit për persona fizik do të kushtojë 1.285 euro, kurse për persona juridik 1.885 euro. Ky vendim është marrur në seancën e fundi të Këshilli Komunal të Kumanovës. Mirëpo Këshilli gjithashtu ka vendosur që Komuna çdo të interesuar për kyçje në rrjetin e gazifikimit ta subvencionojë me 25.000 denarë”, ka deklaruar Marko Mitrovski, Drejtor i NP ” Kumanovo gas”.

Kumanova është një ndër qytetet kryesore në ngritjen e infrastrukturës së gasifikimit në pjesë të ndryshme të qytetit. Tashmë disa vjet në Kumanovë po punohet në kyçjen e këtij energensi të lirë si në institucionet publike poashtu edhe në objekte private.

Tashmë pjesa më e madhe e institucioneve komunale dhe shtetërore ngrohen me gaz natyrorë. Ndërkaq viteve të fundit dukshëm është shtuar interesimi edhe tek personat fizik në rrjetin e gasifikimit.

Nga NP “Kumanova Gas” kanë kërkuar edhe nga Qeveria e RMV që të subvencionojë shfrytëzuesit e ardhshëm të gazit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More