Komuna e Malishevës pjesë e programit të USAID-it “Buxhetimi me pjesëmarrje”

nga D V

Komuna e Malishevës ka arritur të bëhet njëra ndër komunat e përzgjedhura për programin e buxhetimit me pjesëmarrje, program i cili organizohet nga USAID.

Në një takim që kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, zhvilluan me përfaqësusesit e USAID-it, u diskutua përfshirja e Komunës së Malishevës në këtë projekt të rëndësishëm që do të implementohet për herë të parë në këtë komunë.

Kryetari Kastrati shprehu gatishmërinë e komunës për t’u përfshirë në program, duke theksuar rëndësinë e praktikës së buxhetimit me pjesëmarrje.

“Buxhetimi me pjesëmarrje është një praktikë e mirë që aplikohet në vendet e zhvilluara dhe na ndihmon neve si institucion që qytetari të jetë vendimmarrës në hartimin e projekteve për vendbanimet e tyre,” tha Kastrati.

Theksojmë që buxhetimi me pjesëmarrje shihet si një iniciativë do të rrisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin e buxhetimit dhe do të forcojë transparencën në raport me qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More