Komuna e Pejës dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruajnë Memorandum për zhvillimin ekonomik lokal

nga D V

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik në Komunën e Pejës.

Ky memorandum synon të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet palëve për të arritur qëllime të përbashkëta në fusha të ndryshme, duke përfshirë promovimin e prodhimeve vendore në kuadër të nismës “Java e Biznesit Kosovar”, zhvillimin e projekteve ekonomike lokale, dhe nxitjen e investimeve të huaja.

Gjithashtu edhe turizmi malor dhe tërheqja e investitorëve të huaj do të jenë pjesë kyçe e kësaj marrëveshjeje.
Zyrtarët komunale dhe pjestarë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Komuna e Pejës, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj gjatë nënshkrimit / Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

“Ky memorandum do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe komunitetin tonë, duke mbështetur prodhimet vendore dhe duke sjellë investime të reja në rajon”, shkruan Komuna e Pejës transmeton Telegrafi.

Ky partneritet pritet të sjellë përfitime të shumta për komunitetin, duke përmirësuar klimën e investimeve dhe duke promovuar një mjedis të favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Pejë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More