Komuna e Pejës së bashku me shoqatën turke “Gerçek”, hapin panairin artizanal

nga D V

Komuna e Pejës ka hapur panairin artizanal “Prekje tradicionale, perspektiva moderne”, të shoqatës turke “Gerçek”.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, komuna e Pejës ka njoftuar qytetarët për hapjen e këtij panairi në Galerinë e Arteve në Pejë.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri gjatë vizitës në panair

“Është hapur panairi artizanal me thurrje tradicionale, perspektiva moderne e shoqatës turke “Gerçek”, kanë njoftuar nga komuna.

Shoqata “Gerçek”, ka për qellim solidaritetin e gruas nëpërmjet këtij panairi ka shfaqur punimet, talentin e tyre, përvojën dhe aftësitë e grave, të cilat i kanë fituar nëpërmjet kurseve, që i kanë ndjekur disa muaj me radhë.

Kryetari Muhaxheri duke i parë nga afër punimet artizanale

Gjithashtu në këtë panair patën mundësi të pranshmit ti shohin punimet në të cilat ndërthuren prekjet tradicionale të ndërthurura me ato moderne.

Disa punime artizanale të bëra nga gratë

Të pranishmit në hapjen e këtij panairi ishin Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka, kryetari i shoqatës “Gerçek”, Omer Agallar, Drejtoresha e shoqatës “Gerçek”, Isik Kaytaz, si dhe përfaqësuesit e Institutit Yunus Emre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More