Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2021

Shkup, 26 dhjetor, Zhurnal.mk – Në seancën e fundit për këtë vit – Këshilli i Komunës së Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2021, duke diskutuar për të gjitha pikat që përmbajnë në thelb buxhetin, me 11 vota pro dhe 5 vota kundër u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Sarajit prej 520,915,300 denarë.

Për vitin 2021 do të realizohen edhe shumë projekte tjera në bashkëpunim me qeverinë, ministritë dhe agjencionet – mjete të cilat nuk janë të kyçura në këtë buxhet.

Në mledhjen e 32-të të këshillit të komunës u diskutua për programet për vitin 2021 në inspektoratin e ndërtimtarisë, arsimit, për çështje komunale dhe atë të ekologjisë, programa për punë të NPK “Saraj” gjithashtu edhe pikat tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunim për aplikim në projekt .
Gjithashtu në këtë mledhje të këshillit kanë kaluar edhe pika për mënjanim të objekteve në lokacionin Liqeni Treska, mbulimi i harxhimeve për mënjanim dhe refuzimi i kërkesave për legalizim të objekteve në hapsirat e Liqenit Treska.

Komuna e Sarajit, edhe vitin e ardhshëm sipas planifikimeve buxhetore, ka një buxhet progresiv dhe zhvillimorë, ku parasheh zhvillimin e infrastrukturës dhe kanalizimeve, mbështetjen e klubeve soprtive dhe shoqërive kulturore artistike,arsimore që janë të interes publikë.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...