Agjencia Zhurnal.mk

Komuna e Skenderajt rrënon terracën e një objekti

Në Skenderaj është rrënuar sot tarraca e restaurantit “Prima”me vendim të Komunës së Skenderajt.

Menaxheri i lokalit, Afrim Beqiri, për klankosova.tv tha se komuna u ka thënë që tarraca duhet të rrënohet pasi është duke penguar.

“Ne e kemi pasë lejen për ndërtimin e kësaj tarrace nga qeverisja e kaluar në Komunë, por qeverisja e tanishme është duke kërkuar rrënimin e saj”.

“Kjo ka ndodhur një muaj pas kërkesës së kaluar. Diku para një muaji komuna na ka dërguar një letër që kërkonte rrënim të tarracës, por ne bëmë një kërkesë dhe morëm përgjigje që të mos rrënohet. Por, sërish pas disa ditësh na erdhi një vendim që duhet të rrënohet ”, ka thënë Beqiri për klankosova.tv.

Në vend të ngjarjes ishin edhe Policia e Kosovës që dolën të asistonin inspektoratin komunal të Skenderajt.

“Policia ishte në vendin e ngjarjes e cila ka asistuar inspektoratin komunal, kjo pasi disa punëtorë aty shprehën pakënaqësi dhe kështu policia i krijoi kushtet që ta kryenin punën inspektorët”, tha zëdhënësi Avni Zahiti.

Në lidhje me këtë rast ka bërë sqarim edhe Komuna e Skenderajt:

“Për terasën e biznesit në fjalë, ka pas vendim të jashtëligjshëm nga qeverisja e kaluar”.

Pronarit në fjalë i është lejuar vetëm ceradë-mbulesë për terasë me dimensione të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik”.

“Me këtë rast, Drejtoria e Urbanizmit ka shfuqizuar vendimin për leje të përkohshme që i është lëshuar pronarit, e të cilit Drejtoria e Inspektoratit më 31 maj të këtij viti ia ka dërguar vendimin për vetë-rrënim në afat prej 15 ditësh, por ky vendim nuk është zbatuar nga pronari i Restaurantit “Prima”, gjë që ka detyruar Inspektoratin të rrënojë terasën – aneksin e objektit”, thuhet mes tjerash në sqarimin e kësaj komune.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...