Agjencia Zhurnal.mk

Komuna e Strugës, ndanë maska mbrojtëse

Strugë, 25 mars, zhurnal.mk – Edhe pse Struga është ende e paprekur nga virusi korona, nuk mungojnë masat e kopetentëve për parandalim e përhapjes së virusit, përfshi edhe ndarjen e maskave mbrojtëse për qytetarët.

Komuna e Strugës ka njoftuar se qytetarët të cilët kanë nevojë për maska mbrojtëse mund të drejtohen në hapësirat e komunës, çdo ditë, prej orës 8:30 deri në orën 14:00. Edhe qytetarët e Strugës kanë marrë masat, duke respektuar rekomandimet e qeverisë, shmangin daljen e pa nevojshme dhe lëvizjen në grupe. Poashtu me hapjen e qendrës për kontrolle të koronavirusit, kanë filluar të bëhen edhe testime.

Ndërkohë të gjithë qytetarëve të cilëve u shfaqen simptoma të virusit,u rekomandohet që fillimisht të kontaktojnë me telefon mjekun amë, e më pas ai vendosë nëse duhet të paraqiten në spitalin e Strugës, për tu testuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...