Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Strugës, projekt për ndërtimin e një parkingu nëntokësor

Strugë, 10 prill, Zhurnal.mk – Komuna e Strugës është duke përgatitur një projekt për parking nëntokësor i cili do të jetë në dy kate.

Për momentin është bërë vetëm shpuarja e tokës, për të studiuar situatën dhe vendin ku do të ndërtohet parkingu nëntokësor, i cili do të ndërtohet nga sheshi Nënë Tereza në qendër të qytetit, e deri tek Hotel Drim.

Nga komuna për TVM2 thanë se ky projekt do të sigurojë 500 vende parkimi shtesë në qytet.

“Me planin detal urbanistik të sjellës nga Komuna e Strugës, në sheshin nënë Tereza është parë parking nëntokësor me dy kate dhe ne kemi filluar shpuarjen gjeomekanike në thellësi prej 13 metra, për të parë gjendjen e tokës në këtë drejtim dhe mandej sipas gjendjes gjeomekanike të përgatisim edhe dokumentacion për projekt ideor dhe mandej projekt kryesor.” – tha Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Nga komuna e Strugës thonë se ky projekt do të rregullojë përgjithmonë problemin e parkingut në Strugë dhe përveç asaj do të jetë edhe një vend atraktiv për qytetin, sepse më vonë në sipërfaqen e parkingut do të vendosen pishina, karrike dhe një amfiteatër.

“Besojmë që njëherë e pëgjithmonë do të sigurojmë vende parkimi për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Dhe nuk do të duket ky shesh me parking mbitokësor ku në të ardhmen ajo sipërfaqe do të bëhet me pishin, me karrike për qytetarët, për të qëdnruar gjatë ditës, do të ketë edhe një amfiteatër, kështu që ai vend mbi sipërfaqe do të rregullohet për të qenë një vend atraktiv.” – u shpreh Merko.

Ky projekt do të bëhet përmes partneriteti publik – privat, ku tashmë partnerë privat janë interesuar për ndërtimin e parkingut.

Postime të ngjashme

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...