Komuna e Tetovës paralajmëron ndërtim të një qendre rajonale pranimi për qentë endacakë

Tetovë, 20 shtator – Nga Komuna e Tetovës pas ngjarjes së djeshme në të cilën është lënduar rëndë një fëmijë pesëvjeçar nga Reçica e Vogël për shkak të sulmit nga qentë endacakë, paralajmëruan se do të sigurojnë mjete shtesë për trajtim të kafshëve endacake, si dhe se përmes qasjes rajonale do të tejkalohet kjo problematikë. Informojnë se po përpunohet projekti me ndihmën e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar.

“UNDP për momentin kërkon kompani me përvojë për projektimin e mbështetjes së projektit Ndërtim i kapaciteteve komunale për implementim të projekteve në përpunimin e dokumentacionit për projekt urbanistik (përfshirë edhe zgjidhje ideore teknike) dhe projekt themelor (për të gjitha fazat teknike) për ndërtim të qendrës rajonale për qen endacakë me qendër pranimi. Nga kompania e zgjedhur pritet të përpunojë dokumentacion teknik të nevojshëm për miratim për ndërtim dhe të bashkëpunojë me personin për kontakt për projektin nga Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut. Ky problem është problem i nivelit shtetëror dhe për zgjidhjen e tij nevojitet strategji shtetërore për çrrënjosje të plotë të kësaj dukurie e cila për fat të keq sot rezultoi me sulm të një fëmije pesëvjeçar nga Reçica”, thuhet në kumtesën e zyres për marrëdhënie me opinionin pranë Komunës së Tetovës.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se për shkak të seriozitetit të lëndimeve, fë,mija është hospitalizuar në Klinikën universitare për kirurgji të fëmijëve në Shkup, kiu po e pranon terapinë adekuate dhe është në gjendje stabile.

Related posts

7 të shëruar dhe 17 raste të reja me Covid

Z H

Arritën edhe 149 qytetarë nga Afganistani për të cilët Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm

D V

Arsim Idrizi do të jetë kandidat i koalicionit ASH-AAA për kryetar të komunës së Likovës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More