Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 04:00 deri në 12:00 rruga “Avni Saraqi” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve motorike.
Sipas njoftimit, kjo për arsye të asfaltimit të kësaj rruge nga rrethi te “Ura e Gurit” deri tek lumi Sitnica, shkruan Telegrafi.
Komuna e Vushtrisë ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore t’i shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.