Shkup, 20 janar – Kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti në prezencë të ministrit të Financave Fatmir Besimi të mërkurën bënë hapjen solemne të objektit të ri të kësaj komune, raporton Zhurnal.mk
Me këtë rast ministri Besimi dhe kryetari Bexheti vizituan objektin dhe të gjitha zyrat, përshëndetën administratën dhe nga afër pan kushtet për punë. Me mbindërtimin dhe adaptimin e objektit komunal janë krijuar kushte të volitshme për administratën dhe për kryerjen sa më efikase të shërbimeve, këto mjete janë siguruara nga ministria e Financave programa MSIP 2, ne jemi të kënaqur që kemi mundur të ndihmojmë komunën e Sarajit theksoi ministri Besimi, përcjell Zhurnal.mk
Kryetari Bexheti përshëndeti të pranishmit falënderoi ministrin Besimi dhe Bankën Botërore nëpërmjet programës MSIP 2 për bashkëpunim e shkëlqyeshëm me shpresë se ki bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen. Përveç mjeteve nga huamarja nga Banka Botërore gjithashtu janë ndarë mjete nga buxheti vetanak i komunës për rekonstruimin dhe renovim të hapësirave ekzistuese. Në hapjen e objektit të ri, mori pjesë Zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi, sekretari shtetëror Selajdin Beluli dhe këshilltarët komunal. (Zhurnal.mk)