Komunat dhe ambienti jetësor/ Rruga për në Shutkë, ende përplot me mbeturina!

nga Xh M

Shkup, 22 qershor – Këto pamje të rrugës së Shutkës janë vetëm para katër ditëve. Se kur do të pastrohen mbeturinat e shumta të cilat gati se kanë bllokuar rrugët, pyetëm Kryetarin e Komunës së Shutkës, Kurto Dudush, i cili shkurtimisht u përgjigj se mbeturinat po pastrohen.

“Mirëmëngjes, po pastrohen”.

“Përgjigjen e kryetarit të Komunës së Shutkës dolem për të parë në terren, por përderisa po qëndrojm këtu asnjë kamion nuk po lëvizë për të pastruar e siç mund të shihen rrugët janë të njejta”.

Përkundër asaj që nga Komuna e Shutkës thonë që kjo rrugë rregullisht pastrohen, kujtojmë se kjo rrugë, shpeshherë mund të shihet në këtë gjendje, e cila vështirëson jetën e banorëve të cilët jetojnë afër, por edhe udhëtarët të cilët për çdo ditë kalojnë në këtë rrugë me veturat e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More