Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Komunat e Kosovës përgatiten për procesin e imunizimit

Qeveria e Kosovës është duke u kordinuar me komunat për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas një takimi që kanë zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë informuar se qytetarët në komunat e Kosovës, do të kenë mundësinë që shumë shpejt të marrin vaksinat kundër COVID-19.

“Trembëdhjetë mijë doza do t’i jepen stafit shëndetësor, i cili është duke u përballur me pandeminë në vijë e parë të frontit dhe 11 mijë doza do të shpërndahen gjithashtu në këtë kontingjent dhe do tu jepen personave të cilët kanë moshën mbi 80 vjeçare dhe të cilët kanë sëmundje kronike, kështu na është thënë nga ana e ministrit Vitia”, shpjegoi Ibrahimi.

Ai tha se komunat e Kosovës, janë të përgatitura për procesin e vaksinimin të popullatës.

“Në Qendrat e Mjekësisë Familjare, stafi është i përgatitur. Ka njohuri sa i takon dhënies së vaksinave dhe në këtë rast janë trajnuar edhe për COVID-19 “, tha ai.

Sipas një Plani për vaksinim, që është i ndarë në tri faza, Kosova planifikon që fillimisht të vaksinojë punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Të dielën, më 28 mars, në Kosovë arriti kontingjenti i parë i vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se 24.000 dozat e vaksinës do të përdoren fillimisht për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive. Ai tha se fushata e imunizimit do të nisë gjatë kësaj jave.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...