Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komunat kanë shpenzuar 40 për qind më pak para për dekorim për vitin 2021

Shkup, 28 janar – Për dekorimin e qytetit të Shkupit dhe edhe 15 komunave të tjera në vend për Vitin e Ri 2021 janë shpenzuar gjithsej 405 mijë euro, që është për 40 për qind më pak se vjet, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime civile (QKC), e cila sot i publikoi hulumtimin dhe bazën e të dhënave të shpenzimeve për dekorim për Vitin e Ri të shpenzimeve për komunat nëpër vend dhe pakot e blera për Vitin e Ri për fëmijët, informon Zhurnal.mk

Siç qëndron në kumtesën, nga dekorimi për vitin e ri 2021 nëntë komuna kanë hequr dorë të cilat kanë pasur tenderë për vitin paraprak. Gjithsej 14 komuna kanë pasur tenderë për dekorim edhe vjet edhe sivjet, ndërsa tre komuna dhe një ndërmarrje shtetërore nuk kanë pasur vjet, por kanë pasur tenderë për vitin e ri 2021.

Sipas hulumtimit të QKC-së, për dallim nga kremtimi i vitit të kaluar 2020, kur tenderët për dekorim ka pasur qyteti i Shkupit dhe shtatë komuna të Shkupit, për pritjen e vitit 2021 tenderë kanë qyteti Shkupit dhe tre komuna të tjera të Shkupit: Karposh, Gazi Babë, Aerodrom, por edhe Siti Mall. Dekorimi i Shkupit dhe komunave të Shkupit kushtojnë gjithsej 298 mijë euro, që janë tre të katërtat e të gjitha parave të shpenzuara për dekorimin e Vitit të Ri në vend. Më shumë informacione ka në analizën nga hulumtimi i dhënë në linkun në vijim. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Edhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe ende nuk gjen zbatim të plotë

R Zh

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë tjetër pos BE-së”

Z H

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...