Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Komunat ku partitë politike morën më shumë vota: LVV në Prishtinë, PDK në Skenderaj, AAK në Deçan, LDK-ja në Istog e Nisma në Malishevë

Rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 98% të votave në shumicën e komunave kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhje të parakohshme parlamentare 2021.

Partitë politike nëpër komuna të ndryshme kanë dalë me rezultat të ndryshëm, ku Lëvizja Vetëvendosje më së shumti ka marrë vota në Prishtinë, mbi 60 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në Skenderaj, me mbi 70% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë shumicë votash në asnjë komunë të Kosovës, por ka arritur përqindjen më të madhe në Istog, gjithsej 26.76%.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës më së shumti vota ka marrë në Deçan, mbi 50%, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka marrë më së shumti vota në Malishevë, mbi 30%.

Rezultatet ku komunat kanë marrë më shumë vota:

LVV në Prishtinë 64.13 %

PDK Skenderaj 72.54 %

LDK në Istog 26.76 %

AAK në Deçan 52.92 %

NISMA Socialdemokrate në Malishevë 31.55%

Ndryshe, Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan fer dhe demokratike.

Po ashtu, Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe pa incidente serioze.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procesuar nga 2,382 vendvotime 2,319 ose 97.36 për qind. Nga këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 48.18 për qind të votave.

Pas Vetëvendosjes, vjen Partia Demokratike e Kosovës me 17.32 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.19 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 7.4 për qind të votave , Lista Serbe 5.27, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2.59.

Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind.

Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.

I pari i partisë fituese tha se në mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerren ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj nga PDK tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë.

“Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pas rezultateve preliminare ka reaguat edhe Isa Mustafa.

Ai ka thënë se LDK e pranon rezultatin aktual dhe se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.

Për më shumë rreth rezultatit zgjedhor klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

Tiketat ngjitëse përplasin ministrin Aliu me deputetin Lekaj

D V

Zjarret në Kosovë, ministri Mehaj apel qytetarëve: Denonconi keqbërësit

D V

Zyrtari i Vetëvendosjes konfirmon Arben Vitinë kandidat për të parin e Prishtinës

D V

Kurti paralajmëroi reciprocitet me Serbinë, reagojnë zyrtarët e shtetit serb

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...