Komunat më transparente sipas KDI-së

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka publikuar hulumtimin “Transparometri komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektive” për 38 komunat e Kosovës.Matja e transparencës dhe performanca e institucioneve komunale është bërë bazuar në 48 indikator.Pesë komunat më transparente për vitin 2020 sipas KDI-së janë vlerësuar: Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI tha se përmes transparencës synojmë që të kemi sa më shumë llogaridhënie.

 

“Transparometri ka për qëllim që të mundësoj një lloj replikimi që komunat të mund të replikojnë në nxitje të transparencës” tha ai.Ndërsa sipas Naim Canhanaj, menaxher në KDI, komunat kanë shënuar përparim sa i përket transparencës dhe llogaridhënies.“Pas top 5 komunave me përformacë më të mirë, me 75 pikë janë Prishtina, Peja e të tjera.18 komuna kanë qenë të përfshira në organizime buxhetore ndërsa 20 të tjera jo” shtoi ai.Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal e konsideroj shoqerinë civile ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të shtetit.Ai tha se ministria ka dy projekte kapitale që do të ndikojnë në transparencën e komunave.“Jemi të angazhuar në krijimin e kushteve për anëtarësim të komunave në nivel lokal dhe qendror.

Tani është marrë vendimi që të krijohet këshilli nacional. Është një punë voluminoze që të krijohen kushte për anëtarësim” tha ministri KrasniqiI pranishëm ishte edhe Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit tha se kjo është ndihmesë e madhe e komunave për të ngritur performancën.“Vlerësoj që viti i kaluar ka qenë pengesë i këtyre indikatorëve. Uroj që të vazhdojmë me këto lloj matje transparencë” shtoi ai.Ndërsa Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, tha se komuna që drejton ka rritur transparencën dhe llogaridhënien.“KDI e ka vlerësuar komunën e Rahovecit në 48 indikator. Ne si komunë jemi vlerësuar me pikë maksimale. Nga viti në vit duhet të kemi rritje sa i përket transparencës dhe llogaridhënies” tha i pari i kësaj komune.Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) çdo vit publikon hulumtimin “Transparometri” përmes të cilit bëhet matja e transparencës dhe përformanca e institucioneve komunale bazuar në një numër të caktuar të indikatorëve./kallxo.com

Related posts

Naser Rugova i çon mesazh Lumir Abdixhikut: Në pesë komuna të mëdha punët janë keq për LDK-në

D V

Hoti: Lajçakut i ofruam qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës

D V

MSH: 21 viktima dhe mbi 1.200 raste të reja me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com