Komunikacioni vende-vende nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 13 tetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM-ja.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Orë e parë akademike në fakultete

D V

ASH – AAA: Një muaj pas tragjedisë në Tetovë, askush nuk mban përgjegjësi

D V

Zaev takohet me OSBE: Zgjedhjet do të zbatohen nën kontroll të ashpër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More