Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Komunikimi me Sofjen mbetet pezull

Shkup, 6 janar, Zhurnal.mk – Pavarësisht paralajmërimeve se bisedimet me Bullgarinë do të rifillojnë ditën e martë, as Ministria e Jashtme e as Qeveria nuk konfirmojnë nëse mori fund pezullimi i negociatave dypalëshe, shkaku i festave të fundvitit. Madje përskaj zotimeve se vendi do të reflektojë pas vetos bullgare, ende nuk ka strategji të re për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. As dikasteri i jashtëm e as ekzekutivi nuk tregojnë nëse do të ketë ndonjë risi në mënyrën se si i janë qasur çështjes, e as ndonjë plan konkret rreth takimeve dypalëshe që mund të priten gjatë periudhës së ardhshme. Nga ana tjetër Sofja vazhdon me mesazhet e njëjta.

Nëse vazhdojnë të sillen si shtet mentor i Bullgarisë, e cila i përcakton kushtet, mendoj se do të presin edhe për një kohë të gjatë. Pasi Bullgaria ka të drejtë të vendos kushte për shtetet kandidate. Kushti ynë është siguria jonë kombëtare. Nuk shkon me inat, siç bëjnë në Shkup, “Por ne dëshirojmë”! Unë ndoshta dëshiroj shumë gjëra në jetë, por si të dëshiroj diçka që nuk është e imja?! Ata dëshirojnë gjithçka. Nuk ka se si të pretendojnë për histori bullgare dhe të thonë se kanë identitet shekullor. Si e kanë atë identitet shekullor? Le të debatojmë si e ndërtuan atë identitet!”- deklaroi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes

Ambasadori i Portugalisë në BE, Nuno Brito tha se presidenca portugeze me BE-në do të jetë e kujdesshme me çështjen e zgjerimit dhe nuk do të propozojë konkluzione të reja në gjashtë muajt e parë të vitit. Sipas tij, nuk është në rregull të akuzohet Bullgaria se po e pengon procesin. “Kërkohet unitet për sjelljen e vendimeve në këtë sferë, ndërsa diskutimi po vazhdon në nivelin më të lartë politik” tha Brito. Zgjerimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjithsesi nuk është në mesin e prioriteteve të këtij shteti, që u zotua për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale të Unionit nga pandemia si dhe forcim të marrëdhënieve me Lindjen, Afrikën dhe lidhjet transatlantike./Alsat

Postime të ngjashme

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Për 24 orë janë regjistruar mbi 10 mijë mërgimtarë

Z H

Barbov: Pacientët që humbën shijen gjatë infektimit, do të kenë pasoja më të rënda

Z H

Konsultime onlajn për punën e Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Z H

Seancë e re për “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Gati pas një muaji u caktuan vazhdimet e katër seancave kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...