Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Komuniteti i biznesit tregoi besim në ekonomi dhe masa antikrizë

Mbushja e thesarit të shtetit është në përputhje me planin dhe të ardhurat janë në një nivel më të lartë krahasuar me periudhën e para krizës vitin e kaluar. Gjendja e mirë e buxhetit deri më tani është si rezultat i masave të marra, por edhe besimit të komunitetit të biznesit. Stimuli qeveritar kontribuoi në amortizimin e dyfishtë të rënies ekonomike vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, është amortizuar me 3.9 përqindje, tha Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në “Brifingun e Mëngjesit”.

“Mbushja e buxhetit është në përputhje me parashikimet. Sa i përket të ardhurave totale deri më 26 mars, ato janë realizuar me 21,6 për qind, ndërsa shpenzimet me 22 për qind dhe shpenzimet kapitale me 15 për qind të planit. Nga fillimi i vitit deri më 26 mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje të të hyrave bazuar në tatime me 4,8 për qind dhe sa i përket kontributeve me 3,5 për qind”, tha Besimi.

Ministri i Financave theksoi se këto rezultate i detyrohen nga njëra anë stimulit të aktivitetit ekonomik përmes pakove antikrizë dhe nga ana tjetër besimit të shprehur nga ana e komunitetit të biznesit, i cili pavarësisht krizës nuk hoqi dorë nga investimet dhe nuk ka pasur largime masovike nga puna.

Komuniteti i biznesit, shtoi, shprehu një besim në masat dhe nuk hoqi dorë nga investimet dhe nuk kishte asnjë largim masovik nga puna.

“Shohim se disa prej kompanive madje treguan fitim gjatë vitit 2020. Kishte edhe ristrukturim të një pjese të ekonomisë – një pjesë e ekonomisë u plotësua nga sektorë që ishin më ekspanziv në këtë periudhë, përkatësisht industria e IT-së, farmacisë, prodhimit të makinerive dhe pajisjeve, të cilat shënojnë rritje. Ekziston ristrukturim edhe në fushën e konsumit. Ka rritje të konsumit të mallrave të konsumit bazë, përkatësisht produkteve ushqimore, si dhe mallrave vendore afatgjate”, thotë Besimi.

Ai theksoi se pakoja e pestë parashikon masa që përveç mbështetjes së biznesit, do të stimulojnë edhe aktivitetin ekonomik duke mbështetur investimet dhe duke rritur numrin e të punësuarve. Në atë mënyrë, do të ndërmerren veprime për të përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe më tej për të përshpejtuar rritjen ekonomike.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...