Koncept dokumenti për vettingun në drejtësi dërgohet në Qeveri

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ka hartuar koncept dokumentin për procesin e vettingut dhe i njëjti është proceduar në Qeverinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan lajmi.net.

 

Derisa ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar hartimi i këtij koncept dokumenti, Haxhi tha se përmes procesit të vetting synohet krijimi shtetit të së drejtës.
Ajo tha se ky proces do të t’i përfshijë të gjithë dhe se do të jetë në të mirë të së drejtës në vend.

“Koncept dokumenti përmban detaje se si duhet të bëhet procesi i vettingut. Është bërë analizë e thellë për nevojat dhe mënyrat e si mund të bëhet ky proces Institucionet e drejtësisë do të jenë institucione që i shërbejnë drejtësisë dhe personave të caktuar. Ky proces nuk po bëhet kundër ndonjë emër të përveshëm. Vetingu në drejtësi është nevojë shoqërore”, tha ajo.

Këtij procesi do t’i nënshtrohet edhe kryeprokurori i shtetit.

Related posts

U rriten çmimet në Kosovë gjatë muajin gusht

D V

Arsimi i lartë publik në Kosovë bëhet pa pagesë

D V

​Arrestohen pesë të dyshuar për terrorizëm, sekuestrohen dron e armë antitank

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More