Koncert “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut

Shkup, 29 korrik – Në kuadër të Verës së Shkupit, sonte në Fakultetin e Arte figurative – objekti Suli an do të mbahet koncert i titulluar “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut dhe grupit të saj. Koncepti ideor është i Laura Kërliut.

 

“Fryma moderne e këngës së vjetër qytetare” është koncert në të cilin Laura Kërliu, e shoqëruar nga grupi i saj, do të interpretojë këngët më të bukura të vjetra qytetare shqipe në aranzhimet e reja moderne, si dhe disa këngë autoriale.

Laura Kërliu, si artiste-këngëtare shumëvjeçare, do t’i këndojë këngët më të bukura të vjetra qytetare në një mënyrë që nuk është bërë kurrë më parë. Përveç kësaj, Laura do të interpretojë këngët e saj në koncert në të njëjtin stil për herë të parë. Orkestra do të përbëhet nga muzikantë nga disa bashkësi etnike si dhe një grup vallëzimi, i cili do të kontribuojë që ky koncert të jetë një bashkim i arteve dhe kulturave ndaj të cilave publiku nuk do të mbetet indiferent. “Fryma moderne e këngës së vjetër qytetare” është një projekt për të ringjallur këngët më të bukura shqiptare të qytetit të vjetër me aranzhime të reja moderne.

Related posts

Festivali i Venecias, filmi ku interpreton aktorja shqiptare shpallet fitues i çmimit të madh

D V

Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars 2022

D V

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More