Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Koncert i Ansamblit Nacional te kengeve e valleve popullore shqiptare ne RMV

Shkruan: Sabaudin ZHUTA

Me rastin e 13 vjetorit te shpalljes se Pavarsise se shtetit te R.Kosoves; me dt.17 shkurt 2021,ne Shkup,ne sallen koncertale te Filharmonise se R.Maqedonis Veriore, u mbajt nje koncert madheshtor festiv pikerisht I organizuar nga ANKVSH ne MV nen udheheqjen e Drejtorit dhe artistit ton te denje; zoteri Shkodran TOLAJ, concert ky te cilin perpos mysafireve ne salle (ne kushte rigoroze pandemike),u ndoq edhe permes rrjeteve televizive satelitore gati ne cdo cep te rruzullit tkksor.Ishin tre shtepit televizive qe ben transmetimin e drejtpersedrejti nga Shkupi Dardan: TV21, MTV2-emisionet ne gjuhen shqipe dhe RTSH.

Hapjen e programit koncertal e beri grupi I valleve te Ansamblit me nje suite vallesh te perpunuara e kolorit imagjinar te mrekullueshem kostimesh popullore, si dhe koreografi profesionale te realizuara bukur.

Meqe ky koncert ishte me dedikim festiv- kushtuar historikut te Pavarsise se Kosoves, Drejtori I Ansamblit, duke pase nuhatjen sensitive, ishte kujdesur qe te fton si mysafir special te mbremjes, nje personalitet qe me kenget e tija patriotike, frymzoi per shum dekada popullin e pervuajtur shqiptar, si ne Kosove ashtu edhe neper trojet tjera kombetare, posacerisht ne Iliride, por edhe me gjere. Ishte ky Ilir SHAQIRI, Ai qe u kendoi epopejave te lavdishme te heronjeve te kombit dhe luftes heroike te UCK-se. Kumbimi I zerit te tij si dhe prezenca ne salle, e coi publikun ne kembe, per me shume,perpos shpalljes si qytetar nderi nga komuna e Cairit ne krye me kryetarin z.V. Ganiu- Ilir Shaqirin e duartrokiten frenetikisht. Kujtoj se eshte nje fakt i pamohueshem qe Shqiptaret ne Maqedoni kan ndjeshmeri dhe lidhje te shumta me Kosove e pergjithsisht me bashkekombasit atje. Gjat tere koncertit te mbremjes, solistet e Ansamblit, kenduan me perkushtim kenget nga repertori i Ilir Shaqirit, perfshire edhe vet Drejtorin e Ansamblit – tenorin lirik Shkodran Tolaj.Mbrese te vecante me la percjellja ne sfond gjat tere koncertit me materialet e bukura vizuele te video-bim-it.

Per fund, dua ta them dhe nje fakt te qendrueshem mbi Ansambin: Befasi e kendshme eshte qe ORKESTRINA (e perbere nga nje orkester e reduktuar) kumbon si nje orkester e kompletuar, mbase Ai duhet sa me pare te kompletohet-te plotsohet, entuziazmi ka afate skaduese.

Tani per tani ansambli po mbijeton dhe se nga dita me dite vjen e po rritet ne vlera e rezultate,por realizimi I disa koncerteve dedikuese,realisht kerkon shum pune , mund, perkushtim dhe profesionalizem. Me nje orkester te reduktuar, me munges te kushteve e hapsirave per pune, me munges te mjeteve e rregullimit te statusit te te punsuarve mundet te krijohen kushte dhe rrethana te padeshiruara, gje qe do ishte nje fatalizem tragjik. Ansamblin Nacional duhet ruajte me fanatizem !

Postime të ngjashme

Lajcak me parime të qarta për dialog apo ardhje me duar në xhepa ?

Z H

Vaj halli me këto humbësit e këqinj në politikat tona !

R Zh

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Z H

Përtej shkundjes së perëndimit

Z H

TI JE VETËM NJERI, ALBIN!

R Zh

Shteti i kapur nga oligarët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...