Agjencia Zhurnal.mk

Koncerti solidar: “Vjena ndihmon Tiranën”

Në Vjenë të Austrisë do të mbahet koncert në ndihmën e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Është bërë e ditur se në Vjenë, Austri, do të mbahet një koncert solidarizues me qëllim të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.

Ky koncert do të mbajë moton “Vjena ndihmon Tiranën”, pjesë e së cilës do të jenë artistët e njohur shqiptarë. Koncerti do të zhvillohet më 12 mars në Vjenë të Austrisë, me qëllim mbështetjen e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Kujtojmë se tërmeti në Shqipëri që ndodhi të martën e 26 nëntorit la të vdekur 52 persona dhe shumë të tjerë të lënduar. Tërmeti ishte me shkallë 6.4 dhe është ndier edhe në Kosovë, por pa dëme në njerëz dhe objekte. /Albinfo.ch.

Fotografia e Ministri i Shtetit për Diasporën
 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...