Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Ish kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski përmes rrjeteve sociale adresoi një porosi drejt kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Zhurnal.
Sipas Konevskit, koha për dorëheqjen e Mickoskit ka ardhur dhe ai nuk mundet të mbizotëron me partinë.
“Ende kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, pse refuzon që me dinjitet të ikësh nga funksioni që edhe vetë e di se ka ardhur koha? Pse me ngulm vazhdon të poshtërosh vetveten duke adresuar ofendime dhe shpifje ndaj njerëzve që kërkojnë dorëheqjen tënde. Pse fshehet prapa partisë dhe vazhdimisht potencon se ky është sulm ndaj VMRO-DPMNE-së? Ti nuk je VMRO-DPMNE dhe nuk mund të identifikohesh me partinë”, ka shkruar mes tjerash ish kryetari i Komunës Aerodrom, Ivica Konevski.