Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për rolin e politikanëve në Raportin e Dick Marty

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020.

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se “Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.

Konferenca vendosi t’i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex.

Postime të ngjashme

Kush janë tre emigrantët në listat e PS, Rama zbulon qarqet ku do të kandidojnë

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Kryemadhi kryeson në Tiranë dhe Fier

S.B.

Rama prezanton programin e PS: Këtë dekadë, Shqipëria do të bëhet destinacioni më i kërkuar turistik në rajon!

S.B.

Rama: Nëse reformat do të ishin bërë 27 vite më parë, Shqipëria do të ishte më e pasur

S.B.

Gjuha shqipe e reciprociteti, mbi një marrëveshje me Turqinë

S.B.

Nasip Naço në listën e PS, deputeti Adnor Shameti tërhiqet nga kandidimi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...