Konferenca e Kryetarëve miratoi sot projektplanin e veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 27 shkurt 2026 dhe projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 6 shkurt 2026.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptim dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.
Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi projektkalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit, ku përfshihet agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjen parlamentare për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptim dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

