Shqipëri

Konferenca e Kryetarëve vendos: Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Zhurnal Ads

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit,  Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja  miratoi kalendarin trejavor të punimeve  të Kuvendit për periudhën 28 shtator-16 tetor. Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor.

Ndërkohë Top Channel mëson se Konferenca e kryetarëve ka vendosur që draftet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të shqyrtohen nga komisioni i ligjeve dhe në seancën e datës 1 tetor të futen në rend dite.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19. Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se miratimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të punës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme.  Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Postime të ngjashme

Zjarr në parkun kombëtar të Qafshtamës, digjen dhjetra hektarë pyje

T E

Shirat e parë të vjeshtës sjellin përmbytje në Lezhë

admin

Denoncimi LIVE/ “Ka mësues të infektuar që punojnë, njëri humbi jetën” (VIDEO)

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...