Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov-Petriçek: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në të ndodhë sa më shpejtë

Shkup, 4 shkurt – Zëvendës kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi video takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Tomash Ptricek, ku në emër të Qeverisë iu falënderua për pozitat parimore të Republikës Çeke dhe mbështetjen e përgjithshme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

“Republika Çeke praktikisht po mbron integritetin e procesit të pranimit në BE. Pavarësisht nga vendimet e Këshillit, Maqedonia Veriore vazhdon në rrugën e afrimit me BE dhe në periudhën e ardhshme bashkëpunimi dypalësh në drejtim të ekspertizës dhe ndihmës teknike do të forcohet, kryesisht në fushën e menaxhimit ekonomik, politikës sociale, bujqësisë dhe shfrytëzimi i fondeve evropiane, përfshirë përmes TAIEX dhe Twining përforcimin e kapaciteteve institucionale “, theksoi Dimitrov, përcjell Zhurnal.mk

Ministri Petriekek riafirmoi angazhimin e Republikës Çeke në procesin e integrimit evropian, duke rikonfirmuar qëndrimin e tyre që konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë Veriore dhe BE të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi bilateral dhe mundësia për avancimin e saj. “Donacionet dhe mbështetja nga Republika e Çekisë janël me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, në veçanti në këtë periudhë kur ballafaqohemi me pasojat e pandemisë, dhe krahas kësaj është e mirëseardhur edhe mbështetja partnerike në zotimet tona ta sjellim BE-në brenda”, theksoi Dimitrov.

Ministri çek, megjithatë porositi se Çekia është e përgatitur ta ofrojë përvojën dhe ekspertizën e saj të çështjeve të domenit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...