Konferenca “Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike”

nga D V

Shkup, 14 nëntor  – Platforma e Maqedonisë së Veriut kundër varfërisë, sot organizon konferencë me temë “Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike”.

Në konferencë do të diskutohet për përvojat e Maqedonisë së Veriut përballë atyre evropiane, ndarjen e sukseseve dhe sfidave për transformime energjetike lokale, biznes modelimin e tregut lokal të energjisë, ardhmërinë e qëndrueshme, tranzicionin e drejtë, zvogëlimin e varfërisë energjetike, përfshirjen e qytetarëve të prekur, si dhe për përforcimin e komuniteteve.

Është paraparë pjesëmarrja e ekspertëve nga Spanja, Italia, Çekia, Belgjika dhe Holanda, të cilët janë profesionistë të dëshmuar në sfera të ndryshme (pjesëmarrës aktivë në sektorin e energjisë, biznesit, shkencës, financave, organizatave qytetare).

Konferenca “Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike” është në kuadër të projektit POWER UP, e koordinuar nga Energy Cities, e financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert-zyra Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More