Konferenca “Navigimi i IA dhe mediat”: Nevoja për të mbrojtur gazetarinë objektive nuk ka qenë kurrë më e madhe, por edhe më e vështirë

nga D V

Stamboll, 4 shtator – Roli i inteligjencës artificiale në krijimin e perspektivave mediatike, potencialet e IA dhe mundësitë që ajo hap, por edhe përdorimi korrekt i saj në punën mediatike për të mbrojtur postulatet bazë mbi të cilat mbështetet gazetari janë temat të cilat diskutohen në Konferencën “Navigimi i IA dhe mediat”, e cila po mbahet sot në Stamboll në kuadër të ngjarjeve lidhur me Asamblenë e 32-të të Përgjithshme të Asociacionit të agjencive ballkanike të lajmeve – Evropa Juglindore (AABE-EJL), anëtare e së cilës është edhe MIA.

Në hapje të Konferencës, Sekretari i Përgjithshëm i AABE-EJL dhe drejtori i BTA, Kiril VËlçev theksoi se ky debat është shembull se IA nuk mund të zëvendësojë komunikimin natyror mes njerëzve, veçanërisht jo në rajonin e Ballkanit, ku ndërveprimet ndërpersonale janë gjithmonë të udhëhequra nga emocionet e gjalla njerëzore.

Ai theksoi se IA është sigurisht një përfitim, i cili mund të ndihmojë në shumë sfera të jetës, por edhe në punën e mediave, por nuk mund ta zëvendësojë gazetarin në terren.

Ai theksoi se teknologjitë e reja mund të ndihmojnë profesionin e gazetarit, për shembull në përzgjedhjen e lajmeve të rëndësishme në oqeanin e informacioneve, në shkëmbimin e lajmeve në mënyra të ndryshme. Ai vuri në dukje se në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet agjencive anëtare të AABE – EJL, do të shqyrtohet mundësia e përpunimit të një softueri për shkëmbimin e lajmeve dhe vendosja e lidhjes ndërmjet lajmeve me përmbajtje të ngjashme.

Vëlçev shtoi se IA mund të përdoret në mënyrë efektive në krjimin e bazave më të aksesueshme të të dhënave në produktet mediatike, si dhe në përmirësimin e prezantimit të produkteve mediatike në rrjetet sociale në mënyrë që ato të arrijnë deri te më shumë njerëz, veçanërisht deri te audienca më e re.

Në hapjen e konferencës mbajti fjalim edhe kryesuesi aktual i AABE-EJL, drejtori i Anadolia, Serdar Karagjoz, i cili theksoi se futja e IA në punën mediatike është një sfidë e vërtetë intelektuale, sepse mund të ndikojë jo vetëm në krijimin e produkteve mediatike, por edhe mbi standardet etike gazetareske – objektivitetin, paanshmërinë dhe saktësinë e informacioneve.

Duke vënë në dukje se ndërveprimi i makinerive në prodhimin e lajmeve nuk është risi dhe se po ndodh sipas zhvillimit teknologjik tashmë më shumë se dhjetë vjet më parë, në agjencitë si AP, Rojters, Bi-Bi-Si, ati theksoi se këtë vit Anadolia angazhoi gazetarin e parë IA, i cili me ndihmën e Chet GPT merr pjesë në përgatitjen e teksteve dhe në krijimin e proceseve editoriale.

Karagjoz theksoi se zhvillimi i teknologjisë sjell bekime dhe përfitime të mëdha dhe gjatë përdorimit të saj, para së gjithash duhet pasur kujdes për mbrojtjen e parimeve bazë gazetareske, të cilat nuk guxojnë të vihen në dyshim në emër të përdorimit të teknologjive të reja.

Në hapje të konferencës foli edhe ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaxhir, i cili përmendi se teknologjitë e reja duhet të përdoren në drejtim të përmirësimit të lirisë së medias në Ballkan dhe natyrisht në promovimin e kulturës demokratike.

“Teknologjitë e inteligjencës artificiale po transformojnë prodhimin, profesionet, jetën e përditshme, strukturën e organizatave dhe kompanive”, deklaroi dhe theksoi se sigurisht që ndikon në rritjen e efikasitetit të punës mediatike.

Megjithatë, theksoi ai, shfaqja gjithnjë e më e shpeshtë e dezinformatave ka shtuar nevojën për mbrojtjen e gazetarisë objektive dhe të paanshme, e cila, siç tha ai, asnjëherë nuk ka qenë më vendimtare, por edhe më e vështirë.

Ministri turk thekson se IA zhvillohet kryesisht nga sektori privat, i cili është i fokusuar në fitim dhe nuk ka asnjë përgjegjësi në sferën publike. Ai theksoi se nevojitet një qasje globale e unifikuar dhe transparente në trajtimin e kërcënimeve që mund të vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm i IA dhe shtoi se Turqia ka lansuar një strategji kombëtare në këtë drejtim në vitin 2021.

Nesër në Stambol do të mbahet Asambleja e 32-të e përgjithshme e AABE – EJL, në të cilën marrin pjesë 12 agjencitë e lajmeve – MIA, ATA, Anadolia, FENA, BTA, HINA, CNA, ANA-MPA, Kosova pres, MINA, Axherpres dhe ANSA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More