Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Konferenca „Women in Digital 2021“: Pandemia e kovidit përshpejtoi zhvillimin e inteligjencës artificiale

Shkup, 8 април – Inteligjenca artificiale ofron mundësi për përmirësimin e efikasitetit në punë, veçanërisht në kompanitë e mëdha. Madje edhe vetë situata e kovidit ka kontribuar për shitjen e rritur onlajn, dhe porosi të produkteve. Por, bizneset lokale nuk janë shumë të vetëdijshme për atë që mund të bëhet me inteligjencën artificiale dhe cili është potenciali nga e njëjta.

Këto ishin porositë nga konferenca e tretë vjetore „Women in Digital 2021“ që sot u mbajt onlajn, në organizim të Kompanisë së telekomunikimit A1 Maqedoni.

Udhëheqësja e departamentit për IT edukim në Semos, Irena Ivanovska në konferencën bëri të ditur se inteligjenca artificiale është kudo rreth nesh.

“Për mia inteligjenca artificiale është kudo rreth nesh, nga telefoni që e mbaj në dorë, e deri te roboti që ma solli kafenë e mëngjesit në hotelin në të cilin kam qëndruar në Amerikë”, tha Ivanovska.

Pandemia e kovidit, siç sqaroi, i përshpejtoi të gjitha proceset në aspektin e inteligjencës artificiale. Ajo shtoi se kompanitë në botë filluan të bëjnë analizë dhe të përdorin nxënie me makinë për të parë se çfarë ka ndodhur në historinë në mënyrë që ta parashikojnë të ardhmen.

“Të gjitha kompanitë filluan të bëhen më inovative, më krijuese, të gjitha kompanitë tashmë kanë numër më të madh të të dhënave, sasi të madhe të të dhënave historike. Vetë situata e kovidit ka kontribuar në shitjen onlajn. Të gjithë tashmë porosisim onlajn, blejmë dhe ajo që është interesante në prapavijë është nxënia me makinë ku neve na shërbejnë se çfarë të blejmë, na ofrojnë reklama sipas shijes sonë lidhur me atë se çfarë produkte përzgjedhim”, shtoi Ivanovska.

Ajo u përqendrua edhe në lidhshmërinë e inteligjencës artificiale me rritjen e mjekësisë. Siç u shpreh, vetë situata ka kontribuar që mjekësia të ketë rritje të madhe. Edhe vaksinat, shtoi ai, janë duke iu falënderuar inteligjencës artificiale.

“Vitin e fundit industria farmaceutike me ndihmën e inteligjencës artificiale gjetën vaksina, i analizuan, testuan vaksinat dhe tani vetë kompanitë farmaceutike garojnë se kush ka efikasitet më të mirë dhe mbrojtje më të madhe. Gjithçka është duke iu falënderuar inteligjencës artificiale. Tashmë përcaktimi i diagnozës së pacientëve në Amerikë është gjë shumë normale”, tha ajo.

Ivana Donevska drejtore ekzekutive e sektorit për të dhëna dhe analitikë, USAA Enterprise AML, Çikago SHBA në konferencën bëri të ditur se inteligjenca artificiale është e zhvilluar, nuk është koncept i ri. Ajo shtoi se vetë bumi është shkaktuar në kompanitë Fejsbuk, Amazon, Netfliks…

“Këta janë gjigantë të mëdhenj me buxhete të mëdha që mund t’i lejojnë vetes të eksperimentojnë dhe e krijuan atë eko sistem për luginën e silikonit të zhvillohet dhe të eksperimentohet. Inteligjenca artificiale ndihmon në zhvillimin e bizneseve dhe është shumë vështirë të presim biznese të vogla tradicionale, ndonjë furrë të mendoj në atë drejtim, duhet ditur se nga cili biznes dhe cila industri mund të presim inteligjencë artificiale dhe ku është më praktike të zbatohet, por prandaj ka shumë kompani, shumë startapë që fokusohen në ndonjë fije”, shtoi Donevska.

Kohëve të fundit, siç sqaroi ajo, shumë rregullatorë botërorë dhe amerikanë janë shumë më komodë me inteligjencën artificiale në funksione të ndryshme, madje edhe në sektorin financiar.

Simona Atanasovska, udhëheqëse e departamentit për hulumtim dhe zhvillim në Codewell AI në konferencën tha se inteligjenca artificiale krijon programe që veprojnë sikur kanë inteligjencë të njeriut, gjegjësisht këto programe ushtrojnë detyra në nivel të aftësive të një njeriu, po madje edhe më të mirë.

Ajo e përmendi shembullin me Deep Blue, detyra e së cilës ishte të luajë shah në nivel të aftësisë së njeriut, ndërsa u tregua se mund ta bëjë këtë edhe më mirë.

“Unë e shikoj inteligjencën artificiale si kod të programuar intuitiv, që i mundëson harduerit  të sillet në mënyrë adekuate dhe të plotësojë ndonjë funksion që neve si njerëz na nevojitet. Nga përvoja ime, jemi pak mbrapa, bizneset lokale nuk janë shumë të vetëdijshme se çfarë është gjithë ajo që mund të bëhet me inteligjencën artificiale dhe cili është potenciali prej tyre”, bëri të ditur Atanasovska.

Sipas Maja Millosavlevska Naumovska, drejtoreshë e departamentit për teknikë në A1 Maqedoni, fitorja e Deep Blue ka rëndësi simbolike, meqë, siç tha, nga ky moment inteligjenca artificiale paralajmëroi se me hapa të mirë i afrohet inteligjencës së njeriut.

“Inteligjenca artificiale i përfshin kompjuterët në punë në të cilat zakonisht kërkon ndonjë angazhim intelektual njerëzor deri në atë moment, kjo do të thotë se për këtë qëllim nevojitet që kompjuterët të kenë mundësi për mësim të gjërave të reja, përpunim të algoritmeve të specializuara dhe komplekse me të cilat do të bëjnë klasifikim analizë të atyre të dhënave, nga të njëjtat do të nxjerrin disa konstatime dhe rekomandime të caktuara, dhe me kalimin e kohës do të përmirësohen në mënyrë që të arrihen parashikime më të mira për ardhmërinë që duhet të bëhet në një situatë të caktuar”, theksoi Milosavlevska Naumovska.

Kjo është, siç tha, diçka e ngjashme si zhvillimi i vetë njeriut nga fëmijë deri në adoleshent.

“Në këtë proces me mbledhjen e përvojave dhe diturive me kalimin e kohës njeriu bëhet më i mençur kur do të bëhet adoleshent. Kovid situata bëri që edhe ne si SEMOS edukim të jemi më inovativ në gjithë këtë proces”, sqaroi Millosavlevska Naumovska në konferencën e sotme.

Postime të ngjashme

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

Takim me Sektorin për statistika të FMN-së: Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë

R Zh

SHGM: Nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit medial

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...