Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Shkup, 22 qershor – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir sot organizon konferencë në temë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”.

Qëllimi i konferencës, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit, kuadri akademik dhe studentët, është përmes debatit në dy panel diskutime në temë: Përfshirja e komunitetit të biznesit në krijimin e politikave në arsim të lartë dhe Investimet e biznesit në arsim të lartë-praktikë, aftësi, njohuri, që të afrohen pikëpamjet e komunitetit të biznesit si partner social aktiv dhe arsim të lartë.

Në pjesën zyrtare janë planifikuar fjalime të zëvendësministrit të Financave Dimitar Kovaçevskit, zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabanit, rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, Nikolla Jankullovskit, rektorit të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir, Sasho Korunovskit dhe nënkryetares së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Jelisaveta Georgieva – Jovevkës.

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...