Agjencia Zhurnal.mk

Konferencë “Edukim për të gjithë- gjuhë për të gjithë në shkollë”

Shkup, 15 nëntor – Zhurnal.mk – Në organizim të Shoqatës për avancimin e arsimit, kulturës dhe sportit “Edukim për të gjithë” nga Shkupi sot do të mbahet konferencë “Edukim për të gjithë- gjuhë për të gjithë në shkollë”.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Gjuhë e përbashkët në shkollë” nga aksioni KA 201 të programit Erazmus+ që ofron hallkë konkrete për personat profesionist në shkolla të cilët punojnë me nxënësit me vështirësi në zhvillim.

Projekti paraqet klasifikim ndërkombëtar në funksionimin, pengesë dhe shëndet (MKF) të krijuar nga ana e Organizatës botërore shëndetësore si gjuhë e përbashkët për shënimin e situatës individuale të fëmijës lidhur me mësimin dhe mundëson qasje transdisiplinare në vlerësimin dhe proceset e planifikimit dhe trajtimit dhe mbështetjes me çka fokusi është vënë në aftësitë e fëmijës.

Temë e konferencës është pranimi praktik i MKF-së në kontekst shkollor ashtuqë pjesëmarrësit e paraqitur janë anëtarë të kuadrit shkollor dhe shërbimet profesionale dhe shkollat e mesme të vendit (të rregullta dhe të veçanta), punonjës social, logopedë, përfaqësues të shoqatave të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Institutit për defektologji pranë UKM-së dhe tjera./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...