Konferencë në Athinë e Komitetit ushtarak të NATO-s me pjesëmarrjen e shefit të Shtatmadhorisë së Armatës së RMV-të

Athinë, 18 shtator 2021 (MIA) – Operacionet, aktivitetet dhe misionet e NATO-s, përparimi në adaptimin strategjik, sfidat e ardhshme, implementimi i koncepteve dhe iniciativave “NATO 2030” janë temat për të cilat do diskutojnë shefat e Shtatmadhorive të armatave të 30 vendeve anëtare të NATO-s në konferencën e Komitetit ushtarak të Aleancës që mbahet në Athinë, ndërsa merr pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerali Vasko Gjurçinovski, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

 

Në fillim të konferencës, të pranishmëve u është drejtuar kryesuesi i Komitetit ushtarak, admirali Rob Bauer, ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Panajotopulos, shefi i Shtatmadhorisë së armatës greke Konstatinos Floros, ndërsa video porosi dërgoi edhe kryeministri grek, Kirjakos Micotakis.

Konferencën e hapi admirali Bauer i cili tha se vitin 2021 e ka shënuar përfundimi i pranisë ushtarake në Afganistan pas dy dekadash, ndërsa në emër të Komitetit ushtarak u është falënderuar 3.2 milionë burrave dhe grave që me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrificë i kanë shërbyer Aleancës.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis ka thënë se vitin 2021 e shënon fillimi i ciklit të ri të adaptimit të NATO-s, ndërsa agjenda “NATO 2030” e vendos zërin e këtij adaptimi. Ai shtoi se Greqia mbetet aleat i fuqishëm dhe i sigurt që mbështet interesat e sigurisë së NATO-s në Ballkan, Mesdheun lindor dhe më gjerë.

Në sesionet gjatë ditës së sotme do të marrin pjesë edhe Komandantë suprem të forcave aleate në Evropë dhe forcave aleate për transformim, gjeneralët Tod Voters dhe Andre Lanata.

Nga Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kumtesën e takimit të sotëm të Komitetit ushtarak të NATO-s u tha se Armata vazhdimisht merr pjesë në stërvitjet e mëdha ndërkombëtare dhe operacionet paqësore të NATO-s që kontribuon në të gjitha aktivitetet e Aleancës për të cilën është e njohur si aleate respektabile.

“Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut me zbatimin e aktiviteteve në të gjitha sferat që janë në kompetenca të Armatës, intensivisht punon në arritjen e qëllimeve për integrim të plotë me NATO-n në afatin e paraparë. Njëherësh me pjesëmarrjen e vazhdueshme të stërvitjeve të mëdha ndërkombëtare dhe operacionet paqësore të NATO-s kontribuon në të gjitha aktivitetet e NATO-s për të cilat njihet si aleate respektabile”, theksojnë nga Shtatmadhoria e Armatës.

Related posts

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 13,412

N E

Salla e sportit në SH.F Adem Jashari në Çair po bëhet me sistem qëndror të ngrohjes dhe ftohjes

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More