Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Konferencë online për migrimin në UEJL

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Fakulteti për Shkenca Shoqërore Bashkëkohore në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) realizoi konferencë katërditore kushtuar migrimit në vitin 2020 e cila për shkak të pandemisë është organizuar përmes internetit.

Janë prezentuar thuajse 350 punime shkencore, janë mbajtur dy sesione plenare dhe një tryezë e rrumbullakët.

“Ekspertët nga sfera e migrimit u përqendruan në aspektet e ndryshme të këtij fenomeni, duke prezentuar hulumtime, modele për zgjidhjen e këtij problemi dhe prezentuan rezultate lidhur me këtë sferë të ndjeshme globale. Të punësuarit në Fakultetin për Shkenca Bashkëkohore Shoqërore, dekani prof. dr. Memet Memeti dhe bashkëkryesuesi i kësaj konference prof. dr. Merita Zylfiu-Alili, vazhdimisht kanë kontribuuar për progresin e kësaj ngjarje akademike”, kumtuan sot nga zyra për marrëdhënie me opinionin në kuadër të UEJL.

Konferenca për migrim në vitin 2020 u mbajt onlajn, në periudhën nga 8-11 shtator.

Postime të ngjashme

Mësimi “online”, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje

T E

Ish ministri Tevdovski fillon punë në FMN

T E

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...