Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Konferencë për digjitalizimin e shërbimeve në fushën e arsimit

Shkup, 15 prill – Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot do të marrë pjesë në konferencën “Digjitalizimi i shërbimeve në fushën e arsimit”, në të cilën do të prezantohen shërbimet elektronike të përgatitura nga Ministria, ndërsa do të diskutohet edhe për përfitimet nga transformimi digjital në sektorin publik.

Konferenca është organizuar nga Qendra për menaxhim me ndryshime dhe, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë edhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri dhe Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej.

“Shërbimet elektronike që do të promovohen janë përgtitur në kuadër të projektit “Digjitalizimi në sektorin publik në RMV për funksionim të qetë”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës britanike Shkup. Projekti zbatohet nga Qendra për menaxhim me ndryshime në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...