Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Konferencë për ndryshime klimatike dhe përfshirjen e shoqërisë civile në sjelljen e politikave

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Si t’i zbusim pasojat e ndryshimeve klimatike dhe sa është e rëndësishme ato të jenë pjesë e politikave dhe aktiviteteve në të gjithë sektorët, janë temat në të cilat do të diskutohet në Konferencën kombëtare për klimë, që prej sot e deri më 9 prill do të mbahet onlajn.

Konferenca është aktivitet përmbyllës i projektit trevjeçar “Të flasim për ndryshimet klimatike” që e realizojnë “Eko-vetëdije”, CNVP (Connecting Natural Values for People) dhe Lëvizja e ekologjistëve të Maqedonisë së Veriut.

“Projekti “Të flasim për ndryshimet klimatike” synon t’i mobilizojë qytetarët bashkësitë në vend përmes edukimit të tyre për atë se çfarë do të thonë ndryshimet klimatike, pasojat e tyre, megjithatë edhe si secili prej nesh ndikon mbi ndryshimet klimatike, që mundet secili prej nesh të bëjë të zbuten pasojat e tyre dhe se si t’i bartim këto informacione në bashkësitë tona me qëllim që të shkaktojmë ndryshim”, thotë Ana Çolloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive e “Eko vetëdije”.

Siç paralajmëruan organizatorët e ngjarjes, në konferencë duhet të mbajnë fjalim Shtefen Hudolin, drejtues i sektorit për operacione në kuadër të Delegacionit të BE-së, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, drejtori i CNVP për Maqedoninë.

“Në kuadër të programit në konferencë do të promovohet vegla ekologjike ekoharta.mk, do të flitet për vizionet dhe qëllimet për përballjen me ndryshimet në klimë, për përpunimin e ligjit dhe strategjisë për aksion klimatik dhe prezentimi i analizës për instrumente ligjore për aksionin klimatik. Do të mbahen edhe punëtori për aksionin klimatik, do të flitet edhe në temën për mundësitë për ngrohje të mençur, si edhe për uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës. Më 7 prill do të mbahet tryezë e rrumbullakët me tekë “Rruga drejt tranzicionit të drejtë”, ndërsa do të diskutohet edhe në temën se si të përshtatemi me ndryshimet klimatike?, deklaroi Nehat Ramadani, drejtori i CNVP për Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi kryesor i projektit “Të flasim për ndryshimet klimatike” është të krijojë koalicion kombëtar për klimën anëtaret e së cilës do të jenë të fuqishme dhe organizata të shoqërisë civile të mirëinformuara të afta për t’i bartur mesazhet prej bashkësive të tyre tek liderët politikë.

Projekti “Të flasim për ndryshimet klimatike” financohet nga Bashkimi Evropian.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...