Konferencë përmbyllëse “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut: përvoja dhe perspektiva”

Shkup, 16 shtator – Në organizim të Institutit për të drejta të njeriut sot do të mbahet konferencë përmbyllëse “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut: përvoja dhe perspektiva”.

“Konferenca është e organizuar me qëllim të tregohen aktivitetet lidhur me realizimin e projektit ‘Gjykata kushtetuese- mbrojtëse e sundimit të së drejtës’ si dhe rezultatet që dolën nga ndjekja e vazhdueshme e punës së Gjykatës kushtetuese. Njëherësh në konferencën do të paraqiten gjetjet kyçe të Analizës së thellë ‘Përvojat dhe perspektivat e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut’ e cila pritet të ngritë diskutim për çështje me rëndësi”, informojnë nga Instituti për të drejta të njeriut.

Në ngjarjen janë ftuar gjykatës të Kushtetuese së RMV-së dhe përfaqësues të shërbimit profesional bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Gjykatës, ministri i drejtësisë, ambasadori i Holandës, përfaqësues të Kabinetit të presidentit të Republikës, Gjykatës së Lartë, Akademisë së gjykatësve dhe prokurorë publik, profesorë të së drejtës kushtetuese, ish gjykatës dhe gjykatës të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut dhe përfaqësues të Shoqatës së gjykatësve, avokatë dhe organizata qytetare. 

Related posts

Vazhdon debati i amendamenteve për ndryshimet ligjore në zvogëlimin e TVSH-së për energjinë elektrike

Z H

Arifi: Në Llojan filloi bekatonizimi i rrugicave

D V

Mariciq: Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësorit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More