Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 22 qershor – Për tregtinë me fëmijë në Ballkanin Perëndimor do të diskutohet në Konferencën rajonale “Së bashku të përballemi me krizën: Mbrojtja e fëmijëve nga tregtia dhe eksploatimi në Ballkanin Perëndimor”, që do të mbahet sot dhe nesër onllajn në kuadër të programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

Fjalime hyrëse në konferencë do të kenë Samir Rizvo, ndihmës ministër dhe koordinues shtetëror për luftë kundër tregtisë me njerëz në Ministrinë e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Verena Tejlor, drejtoreshë e programit të Këshillit të Evropës, Alehandra Antoniadis, zëvendës shefe e Sektorit për politika për krim të organizuar dhe drogë të Komisionit evropian dhe Ekaterina Dorodonova, zëvendës shefe e Delegacionit të BE-së për BeH.

Në pajtim me të dhënat e grumbulluara nga statistikat e fundit zyrtare për Shqipërinë, BeH-në, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, fëmijët e përbëjnë shumicën e viktimave potenciale dhe formale të njohura të tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor apo përafërsisht 66 për qind në vitin 2020.

Më shpesh shkaqet për tregtinë me fëmijë janë eksploatimi seksual, pornografia fëmijërore, martesat e detyruara, lëmosha dhe puna e detyruar.

Në Konferencën rajonale do të shqyrtohet ndikimi nga masat nacionale në luftën kundër tregtisë me njerëz dhe do të propozohen segmente të përmirësuara të saj për veprim përmes ndërtimit të kapaciteteve, koordinimit dhe bashkëpunimit, si dhe potencimit të zgjidhjeve të qëndrueshme të cilat e adresojnë shkakun për tregtinë me fëmijë.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...