Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Shkup, 28 korrik – Sulmet mbi aktivistët civilë dhe gazetarët janë të shumta. Nuk bëhet fjalë vetëm për propagandë të urrejtjes nga ana e një grupi të caktuar, është e qartë se bëhet fjalë për makineri propaganduese që qëndron pas sulmeve shumëvjeçare ndaj aktorëve të shoq[risë civile. Objektiv më shpesh janë ata qytetarë të cilët çdo ditë janë të dukshëm dhe me ndikim, deklaroi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla në konferencën e sotme rajonale në temë “Sulme mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut: organizatat civile në mbështetje të shoqërisë të Ballkanit Perëndimor të cilët po përballen me dezinformata, gjuhë të urrejtjes dhe sulmeve hibride, të organizuar nga CIVIL-i.

Në konferencën e sotme, të ndarë në dy panel diskutime, morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues së mediave dhe shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Per[ndimor dhe Gjermania.

Gjatë diskutimit folësit i ndanë njohuritë, qëndrimet dhe përvojat e tyre në nivel evropian, rajonal si dhe në atë kombëtar për arsyet dhe burimet më të shpeshta të dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, sulmeve hibride dhe si reagojnë institucionet dhe shoqëria lidhur me këto çështje

Volfgang Resman, drejtor i përgjithshëm i OK TV në Ludvigshafen, Gjermani dhe kryetar i Asociacionit Federal të Mediave Publike, në fjalimin e tij theksoi se edhe Bashkimi Evropian po përballet me disa probleme.

“I kemi populistët dhe nacionalistët e djathtë në Hungari, i kemi në Poloni dhe slloveni, gjithashtu, forcat nacionaliste të Kroacisë. Të gjithë ata punojnë së bashku kundër strukturës demokratike të BE-së”, thotë Resmani.

Astrit Istrefi nga Forumi Ballkanik theksoi se është dëshmuar se propaganda, dezinformacinet dhe lajmet e rreme kanë ndikim të madh mbi zgjedhjet, referendumet, paqen, proceset e integrimit në BE, si dhe ndaj pandemisë së virusit korona dhe vaksinimit.

Istrefi theksoi se fokusi kryesor është përqendruar në atë si të jenë më të kujdesshëm dhe të kundërshtojnë kërcënimet. Ai thotë se nevojitet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri dhe nga shembujt e përditshëm.

Sipas Abit Hoxhës nga Universiteti Agder, qëllim kryesor i lajmeve të rreme është të ulet besimi në lajmet reale për çështjet gjinore, migrimin, pandeminë, vaksinat dhe efikasitetin e tyre.

Nenad Shebek, gazetar dhe ekspert mediatik, në fjalimin e tij në konferencë theksoi se nevojiten gashtë gjëra që duhet të ndërmerren me qëllim që t’u kundërvihemi kërcënimeve. Si pika kryesore i potencoi edukimin mediatik dhe mbështetjen e mediave të pavarura.

Midis pjesëmarrësve të tjerë në Konferencë, fjalime patën edhe Amina Shurloviq, Tijana Cvetipanin, Amina Shemsoviq, Erjon Curaj, Bojan Kordalov, Mersiha Smailoviq dhe Vlladimir Georgievski.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy