Filipçe: Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë dhe kontroll në lidhje me vizitat në spitalin modular në Tetovë

Shkup, 9 shtator – Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë, kontroll dhe gjithsesi bisedë në lidhje me çështjet konkrete që t’i nxjerrë  të gjitha informacionet në opinion, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me vizitat në spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë,  në të cilin gjatë zjarrit mbrëmë jetët  i humbën 14 persona.

 

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri Filipçe potencoi se vizitat për pacientët me kovid edhe në repartet për kovid në parim janë të ndaluara gjithkund.

“Ja tani me vaksinimin ka tregues  nga mjekët në Tetovë se me certifikatat për vaksinim i kanë lëshuar  t’i vizitojnë pacientët,  jo t’i ruajnë,  dhe me menaxhmentin e kuadrit, mjekët, infermieret, personelin ndihmës-teknik, ndihmësmjekët,  gjithë kjo është menaxhuar,  si në kornizat e çdo spitali, ashtu edhe në kornizat e  gjithë territorit të shtetit,  për të cilën sistem i rotacionit  bëhet ndërmjet  institucioneve të ndryshme publike shëndetësore”, deklaroi Filipçe.

Për situatën konkrete, tha ai,  kontroll konkret  në të gjitha aspektet do të bëjë Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Në lidhje me pyetjen se një pjesë e dëshmitarëve dhe familjarëve të të hospitlaizuarve thonë që gjatë gjithë kohës ishin atje për t’u ndihmuar, të jenë në shoqërim, Filipçe u përgjigj se në çdo moment kanë siguruar  kuadër të mjaftueshëm gjithkund.

Në pyetjen  për shkarkimin e drejtorit të Spitalit në Tetovë, ministri potencoi se vërtetimin e përgjegjësisë  do tua lë  organeve hetuese dhe Inspektoratit. Dhe, siç tha, askush nuk do të ik nga ajo përgjegjësi, nëse konfirmohet.

“Unë do të kisha pritur të përfundojnë rezultatet  nga të gjitha punët  të cilat do të hulumtohen”, deklaroi Filipçe.

“Ministri plotësoi se absolutisht askush nuk  do të ik nga përgjegjësia, dhe ka disa aspekte të cilat hulumtohen,  ndërsa kur të analizohet gjithë kjo, do të dalin me qëndrime përfundimtare.

Related posts

Ministria e Jashtme Turke shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

N E

Osmani në Nju Jork vendosi lule në Muzeun memorial për 11 shtatorin

D V

24 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More