Agjencia Zhurnal.mk

Konfimrohet lajmi i Zhurnal-it: Naser Zyberi kandidat për kryeministër shqiptarë në RMV

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk Atë që e shkroi dje Agjencia e Lajmeve ZHurnal se kandidati për kryeministër shqiptarë do të jetë Naser Zyberi, sot konfirmoi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ku në tubimin hapës në Prespë promovoi të njejtin për postin më të fuqishëm në shtet.

Konventa filloi në ora 13:00, u mbajtë pranë pushimores Pretor, në ambient të hapur. Të pranishëm ishin funksionarë të lartë të partisë në krye me Ali Ahmetin.

Ky i fundit para të pranishmive tha se kemi dalur me idenë që ky vend mund të drejtohet por edhe mund të menaxhohet shumë mirë edhe nga një shqiptarë. Ai tha se ne nuk kemi kërkuar as ta përvetësojmë as ta partizojmë dhe ideja ka dalë tash e 11 vite më herët.

“Ne gjithmonë kemi shkuar hap pas hapi. Tani është koha për kryeministrin e parë shqiptarë. Ne jemi dal zotës, ne po marrim përgjegjësi prë fatet e përbashkëta për ndërtimin e shtetit të përbashkët. Pas gjitha konsultave që i kemi bërë me shoqërinë civile, me pjesën akademike, me njerëz të fushave dhe kontribues si në kulturën shqiptare e shtetërore, ashtu edhe intelektual të fushave të caktuara. Pasi janë shterrë të gjitha konsultat që i kemi bërë, ide që duhet mbështetur nga të gjithë shqiptarët, kësaj ideje duhet ti gëzohen edhe bashkëqytetarët maqedonas sepse është në të mirë të të gjithëve, sot shqiptarëve në RMV dhe qytetarëve të saj maqedonas, turq, boshnjak, rom, serb ua paraqesim kandidatin e parë shqiptarë në këtë betejë për ndërtimin e shtetit, kandidatin tonë kryeministrin e parë shqiptarë z.Naser Zyberi”, tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për kryeministër shqiptarë tha se është i nderuar për thirrjen që ia ka bërë Ahmeti. Ai tha se është përgjigjur pozitivisht sepse ka besuar në idenë e kryeministrit të parë shqiptarë dhe se këtë detyre do ta kthenë në shërbim për gjithë qytetarët.

“Disa javë më parë askush as që mendonte për një kryeministër shqiptarë në RMV. I gjithë vendi tani po flet, por jo vetëm vendi por edhe rajoni e faktori ndërkombëtar për një ide që mund të bëhet realitet. Thirrja e Ahmetit më ka befasuar për të mirë por edhe më ka nderuar sepse duhej që të merrja një vendim i cili nuk është dhe i lehtë sepse mbanë në vete përgjegjësi të madhe”, tha mes tjerash Zyberi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...