Maqedoni TOP LAJM

Konfirmimi i gjendjeve të jashtëzakonshme, Maksuti: Vendim kushtetues, opozita gabon

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Vendimi i partisë opozitare VMRO-DPMNE që të mos komfirmojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Presidenti i shtetit,  është i gabuar dhe politikisht i dëmshëm. Kështu vlerëson profesori universitar Mersim Maksuti për TVM2.

Sipas tij, veprimi i presidentit në atë periudhë ishte shumë kushtetues,  pasi që parlamenti ishte jofunksional dhe  rrathanat impononin vendim të tillë. 

Sipas Maksutit, VMRO –DPMNE nuk ka bazë ligjore që të kërkojë impiçment për presidentin, pasi që ai me vendimet e mara, nuk ka shkelur Kushtetutën.

“Jo asesi nuk shoh se egziston bazë juridike për ngritje të një procedure për përgjegjsi të presidentit, që ndryshe i themi ne edhe impiçment, pra për shkarkim të presidentit nga detyra, për arsye se ai vendim është marrë krejtësisht sipas kushtetutës. Ai mori një vendim të tillë në momentin kur Parlamenti ishte i shpërbërë, ishte jofunksional dhe Kushtetuta lejon që Presidenti të bëj një veprim. Asesi nuk ishte shkelje e kushtetutës veprimi nga ana e presidentit” – tha profesori universitar, Mersim Maksuti.

Maksuti thotë se Kushtetuta nuk parasheh  ndonjë afat të caktuar , në të cilin duhet të vihen në debat parlamentar dhe të votohen vendimet.

“Nuk ka dhe nuk parasheh Kushtetuta strikt procedura, afat se kur duhet të bëhet kjo por nënkupton se logjika juridike thotë se në momentin e parë që do krijohen kushte, që tani është momenti aktual që sa më shpejt Kuvendi të konfirmoj gjendjen ose egzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme të bërë nga ana e presidentit më herët” – u shpreh Maksuti.

Profesori universitar thotë se është praktikë e partive politike që të bëjnë obstruksione në Kuvend, por në këtë rastë ai është optimist se  se do të arrihet marrveshje për të konfirmuar vendimet për gjendejn e jashtëzakonshme.

Kuvendi u shpërbë në mes të shkurtit ndërsa pandemia globale u shpall në Mars.

Për shkak të mosfunksionimit të parlamentit, i cili supozohej të sillte ndryshimet ligjore të nevojshme për t’u marrë me krizën shëndetësore, Presidenti Stevo Pendarovski shpalli  gjendje të jashtëzakonshme pesë herë, duke lejuar qeverinë të lëshojë dekrete me fuqi ligjore.

Postime të ngjashme

Qeveria vendos: Maskat të obligueshme në ambiente të hapura…

XH,I

Teste të shpejta për coronavirus nga nesër edhe në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë

XH,I

Buçi -Bushi: Menaxhimi dhe përkujdesi institucional në këtë periudhë pandemie – prioritet parësor !

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...