Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Shkup, 28 korrik – Në seancën e sotme të rregullt të 92-të, Qeveria miratoi tekstin e Projektligjit për pagesën e kompensimit monetar për viktimat e veprave penale, si dhe ndryshimet dhe plotësimit të Ligjit për mbrojtje të personave fizikë në lidhje me përpunimin të dhëna personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të krimeve ose ekzekutimin e sanksioneve penale, Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve, Ligjin për procedurën civile, Ligjin për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, si dhe të Kodit penal.

 

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, me ndryshimet dhe plotësimet e Kodin Penal, ndër të tjera, propozojnë artikuj me të cilët në të ardhmen sulmi ndaj një gazetari, kameramani ose reporteri fotografik do të trajtohet njëlloj si një sulm ndaj personit zyrtar.

Ndryshimet e tjera të propozuara si ndryshime në Kodin Penal parashikojnë një vepër të re penale të “ndjekjes” për të siguruar mbrojtjen e grave nga ngacmimet seksuale dhe çdo ngacmim tjetër përmes kanaleve të komunikimit, përfshirë internetin.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për përgjegjësinë civile parashikojnë një reduktim të ndjeshëm të shumës që do të paguajnë gazetarët për një mosmarrëveshje të shpifjes ose fyerjes nga 2,000 euro të parashikuara tani në një maksimum prej 400 euro.

Qeveria gjithashtu aprovoi tekstin e Projektligjit për ndryshim dhe plotësitm të Ligjit për Burimet Minerale, i cili prezanton disa risi siç është mundësia që komunave të paraqesin një kërkesë për marrjen e një koncesioni shfrytëzimi për nevojat për ndërtimin e një rruge komunale.

Qeveria në seancë, e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për zbatimin e Projektit “Themelimi i një njësie për koordinimi i projekteve të infrastrukturës “.

Projekti, siç theksohet, ka për qëllim të kontribuojë në përpjekejt e Qeverisë për t’I përforcuar efektet e investitorëve në infrastrukturën publike ndaj rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe cilësinë e jetës.

Related posts

Edhe “Financial Times” flet për mini shengenin ballkanik, e quajnë kundërpërgjigje ndaj BE-së

Z H

Taravari: Shumë shpejtë do të finalizojmë bashkëpunimin me VMRO-në në zgjedhjet lokale

Z H

ASH: Zaevi tenton t’i zvarrisë dorëheqjet deri pas zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com